E diela poetike me poeten:Mimoza Gjetaj
PËR HYJNINË SHPIRTËRORE
Dua ta ndjej aromën e shpirtit tënd
Si atë natë nën shiun e dashurisë
Strukur nën strehën e ndjenjës..
Në shtratin e pafajësisë
Kërkonim shikimet e humbura gjatë
Në ëndrrën me sy të diellit
Veshur me fustanin e blertë të qiellit…
Puthjet shkrihen buzëve si suvalët e detit
Yjet në hapësirë u dhurojnë dritën e bardhë
Përkëdheljeve të ëmbla me duar shpirti
Derisa hyjnia shpirtërore të …….
Emocionet shkëlqyese si rreze dielli
Më përpinin si një shtrëngatë e gjatë
Në stinën e shpresës që nuk e mundin dot
Shirat e pritjes as rrufetë e mërzisë kur e qëllojnë…
Atë natë, si diçka krejt hyjnore
Në portat e jetës së dashurisë
Dëgjoheshin vetëm trokitjet e ëmbla
Të noçkave të shpirtrave tanë
Venezia …