E diela poetike me poeten:Mimoza Gjetaj
DUA
—————-
Dua të thur vargje për ty i dashur
Bashkë me tingujt e melodisë sonë
që ledhaton shpirtrat tanë që ndalin kohën
Dhe si me magji mendimet e shpërndara
T’i përmbledh në ditarin tim të vjetër…
Të humbas hapësirave galaksive të largëta
Një nga një kujtimet t’i rreshtoj
Në emër të asaj që lamë pas
Në emër të asaj që më bën mos të të harroj
Kërkoj prezencën tënde
Pranë dua të të kem ..
.
Le të jesh ti dhe vetëm ti fantazia e shpirtit tim
Buzëqeshja ime dhe shkëlqim i syve të mi
Derisa terri i harrimit të mos bie mes nesh…
Sonte mblodha yje ëndrrave të mia
Të ndriçoj qiellin e shpirtit tënd
Tik-taku i zemrës të jetë gjithmonë refreni im ..
Hënës me dritën e saj iu luta të bëhej mbulojë
Ku t’i strukë ëndrrat, askush të mos mund t’i trazojë ..
Eh ..dua të thur vargje për ty shpirti im
Po tik-taku i zemrës më ndali refrenin e ëndrrave