E diela poetike me poeten;Minire Rukovci HYSENI
Ky prehri nënës
———————————-
Ky prehri i nënës na qoftë i bekuar
Mban djalin e gocën duke ledhatuar.
E kur rritet goca e rritet dhe djali
Këtë prehrin e nënës e paska marrë malli.
Mirëpo Zoti din të bëjë mrekulli
Djali ta ngrohë prehrin me frytin e tij
Po të njetën dhuratë, goca të ofron
S’ta len prehrin thatë, frytin ta ofron.
Sa të kënaqka mbesa, sa të kënaqka nipi
Të duket se nënë u bëre për së dyti
Jo, jo, kjo dashni qenka më e madhe
Kësaj mund ti themi: dashuri pa halle.
Nuk ke për rreth tyre, fare obligime
Vetëm dashuri, vetëm përqafime.
Dashuria qenka diçka pak më ndryshe
Se po u zmadhoja, kur po u bësh gjyshe.
/www,QendraPress,com/