E diela poetike me poeten:Nasia Xhemalaj

PRANVERË.

Një bilbil mbi degë të pemës,

këngës ëmbël ja ka marrë,

pranë burimit zogjtë e pyllit,

si në korrin këngëtar.

Lart mbi fshat, në një pllajë,

harlisur bari gjelbërimit,

kullosin dele, qingja bashkë,

çobani buzën tek fyelli.

Fëmija me delet loz,

me një qengj tek i ferkohet,

era marsit bredh e lot’,

degët sythash zbukurohen.

Zogjtë mbi degët fluturojnë,

me sqep në trungje, bar çukitin,

Mileja rrëketë në lumë dërgon,

shpatullat zë e ja ngroh dielli.

Lëndinave gjelbëruar,

bletë ngarkuar me polem,

filli kashtës në sqep lejleku,

në degë t’lisit ngre folenë.

Tutje detit Kalivoit,

peshkatarët rrjetat hedhin,

mbjellë fushat me agrume,

fundë marsi zënë e çelin.

Dallëndyshe prej shtegtimit,

kur të mbërrish në fshatin tim,

mi thuaj nënës dy fjalë malli,

në t’bukrin vend, shpejt do vi.

******************