E diela poetike me poeten;Natasha LIMAJ
E MBAS VITESH
——————————
Menduar se koha tretur
Pakëzën që na kish mbetur…
E vakëta përmbi buzë
Çakërdisje, zjarr në muzë…
Disa fjalëza gjysmake..
Bër-bër-bër…, seç belbëzova…
Dhe, me muzë e pazonja
Të tregoj, ç’magji provova..
Pakëza thëngjillizuar
E vakëta përvëlimi…
Flak “ Olimpi “ dhe mbas vitesh
Shpirtin tënd e shpirtin tim!…
/www.QendraPress.com/