TË FSHEHTAT E SHIUT

——————————

Sonte shiu troket në dritare

Drejt thurjes si dorë e zgjatur

Së mijëra dëshirash!

Ëndrrën e tij e lexoj

Shpirt endacak që fluturon

Në mes furtunash rrugëton!

Ç’ke mor shi,

Që endesh mes ëndrrash

Drithërueshëm pikë e loton?

Paradoks me vrap vie nga qielli

Zgjatur reve të ndara

Pse kaq fshehtas dashuron? N.Reçica 18.09.2021 Prishtinë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *