E diela poetike me poeten;Rudina Muharremi Beja
Prag apokalipsi
————————————-
Lëngon toka braktisur prej Zotit e dashurive,
rënë duarve të lakimve,
të paskrupullta,
të padukshme,
që betejën e kanë humbur me ndërgjegjen
e sot luajnë një lojë të re me maska.
Rënkon dhe deti,
nga vala e përjetshme përkundur piskamash…
Pa peshq e alga,
veç ujë që mbledh lumenj të njelmët,
e s’resht së lari mëkate!