E diela poetike me poeten;Seli Murati
KUR SEZONI TJETËR TË VIJË
——————————————
Si flokët e dëborës bie
lehtas, mbi qerpikët e tu ndjej
aromën dhe vështrimin tënd
si rrëshqet, lehtas, mollëzës
së skuqur, nga dashuria, të ftohtin…?
Përkëdhel mbi faqet e tua prush
Bardhësinë gjeta, si vello e hedhur
nusërie, kjo bardhësi, më mbledh
dhe po më shtyp,vëllimi yt?
Si topa bore derdhet, mbi mua
hedh… dëshirat dhe mbledh
përplasjet, brigjeve të shpirtit,
aty po lë, gjurmët? Përjetësi
melankolie si një dhuratë
e shpirtit…lulja e njomë, rrëshqet
mbi krahët e tu po mbyll
shtrënguar si ëngjëll, të formojë
jo si topat e borës, në ngrohtësit
e dritës, shkrij, për t’u rikthyer
me sezonin tjetër… të bardhësisë
rikthehem, sërish.
Seli Murati
23.12.2021