E diela poetike me poeten:Seli Murati
DASHURIA TË NGJAN TY
—————————————
E zgjuar ëndrra, si zjarr më ndezi,
erërat e stinës shkundën
sytë e mi?… Shkëlqyen dhe gëzimi
hidhte shikimet mbi ngjyrat e detit
shpirt të ndjej, si një freski.
Si një freski dhe fjala e belbëzuar
më kthehej dhe bëhet poezi!…
Dëshira e zjarrtë, lagur me vesë mëngjesi
mbetem, ikur gjumit, mund të tretem.
O dashuri e pa rrëfyer, shkëlqimit
si rrezja e parë mbi vesë
të kërkoj, tej horizontit aty ku ngjyrat
shkrihen në zjarr-akull mbi joshje
emocionesh, heshtja më flet ashtu
si ngjyrat e stinëve në dashuri
po gjallëron, ashtu si Ti, jo mes momentit.
Agimeve të zjarrta zbërthej… natën
largë teje mallin e shpirtit më tret dhe
përmbush, netëve të gjata, përqafimin!…
Ua fala yjeve, të ndalojnë dhe aty
mes yjeve, kërkoj të marr gjithësinë
pran meje, në dritë të syriit më qëndron!…
Si frymëmarrje, më lidhe natën me ditën!…
Mbi qëndrim.
O poezi që lind, agimet, plot ngjyra
m’i rikthen në kujtime, ëndrra, merr udhë dhe!…
Syri, mbyll qepallat dhe fsheh, mërzinë
kur e ujisin, të mos thahet si një lule
në kopsht, nga të shumta mendime
shpirtin, na rrudhën si një grimcë shprese ndez
rrezet, në agim.
Strehuar në brendinë… e shpirtit
ëndrra fle kur takohet perëndimi dhe
lindja?…Më zbërthen dhe shoh
sytë e tu, plot dritë më puthin, ndjenjat
e dashurisë, në heshtje, ndjej!…
Fjalët, mbi sytë e tu një pikturë në mijëra ngjyra
jetoj!…Mbi dëshirat, e zbërthyer mbaj për ty!…
Çdo aromë dashurie dhe buzëqeshje
mëngjesi o diell që më ngroh!…
Dhe ëndrrat mes dritës i zbërthej dhe
dashurisë time, ëndrra, që nuk gibonë.
Seli Murati 5.04.2022