E diela poetike me poeten:Shukrije Gashi

0

TE PA ASKUSH

Ukshin Hotit

(10 shkurt 2019)

Ai është aty n’ Dubravë

në muret e koridoret që flasin me askend

e askush i pyeti a foli me to

n’ kornizat e xhamat e thyer

dyertë që u përplasën me rrapllimë

e u krymbën në heshtje vegjetuese mjerimi

Ai është në ndryshkun e grilave

copash betonit thërmuar me batare

plumbash

e dënuar me heshtje

n’ shtretërit e golgotës që plagë n’pellgje gjaku

trishtuar nata i mori tinzisht me vete

Ai është në sytë që e panë e nuk bzanë

apo u mbyllën dhunshëm vrasjeve me pahir

Ai rri zgjuar në zemrat tona

që kurrë fjetëm n’ gjumin e harresës

e folëm kot me mumjet pushtet

në shpirtërat tonë që dhembin sa krejt historia

e trillit pavartësi rrugëtimit t’dyzuar

autostradave të qeqta kozmetike

e loja e Gogolit Serbi tallet e rritet

sot më shumë se dje

në frikën e karremit që ha kokat

Në Dubravë ditë e diel 16 maj 1999

dera u hap Ti dole u nise

e kurrë të pa askush

madje as nesër

Një mordje e madhe n’krye

të oxhaut qanë vetëveten

jo ty as plojën n’ burgun e horrorrit

Në përvjetorin e njëzetë

sytë na janë shndërruar

në kroje të shterruara

e dita e zhdukjes troket

n’ plagët që përcëllojnë

çdo sitinë lulesh si dje

e ne kapërdijmë rrëfejzën e shënjimit

për hir të traditës me mërzi

vishemi me namin tënd kujtojmë

Ah hija jote gjithmonë ndjek andrrën

autentike si fahu Yt

që kurrë mori emrin e vetë bëshëm

në çerdhen e kukuvajkave…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *