E diela poetike me poeten;Shyrete DEMAJ
Nënë..
——————–
A ka vend aq të lartësuar për pidestalin tënd nënë?
A ka diell që ngroh më shumë se ti në dimër shpirti?
A ka nur të mrekulluar hëna
ashtu siç nur ndritura nëna?
A ka ka fllad pranvere që të freskon
si dora e nënës ledhaton?
A ka melodi më të bukur
se zëri yt nënë që shpirtin qetëson?
A ka shpirt më të bukur lulëzuar
me qeshje fëmije, aromë dashurie,
lartësuar nga vetë perëndia?
Je ti e bekuara, vetë mrekullia nënë,
tempull hyjnie, engjull dashurie…
A ka det nënë, që i nxë lotët e tua?
S’mjafton një jetë të të adhuroj,
të të dua…
/www.QendraPress.com/