E diela poetike me poeten;Suzana GJERGJI
Sa herë vdiset në atdhe
—————————
Se në vendin tim jetohet e vdiset njēherë dhe vdekja për atdhe do të ishte nderë,
e pata dëgjuar shumë herë.
Por kurrë askush nuk ma tha të vërtetën
se në vendin tim u dashka të vdiset disa herë.
Vdes çdo grimcë shpirti kur vendi yt të përçmon deri sa të humbasësh mendjen aq sa të mendosh se të jetosh në mëmëdhe është e kot.
U vdiska kur në truallin e babës e të gjyshit të bëjnë të ndihesh e huaj ata që vetëm erën orientim e kanë.
U vdiska çdo ditë e me shumë kur tradhtarët ngiten deri në heronj e heronjtë i mohojmë.
U vdiska kur idet dhe motivet e mëdha shuhen nga mbrapameturia se mashtrimi është në krye të ndarjes së drejtësisë.
Po vdiset kur të rinjve u shuhen ëndrrat në intervistat e punësimit dhe injoranca u jep këshilla për zhvillim.
Ah! Shumë herë u vdiska në vendin tim.
/www.QendraPress.com/