E diela  poetike me poeten:Taena Mata

Dua të qeshen fëmijët ukrainas këtë pranverë!

—————————————————

Çdo vit

shoh gjethet e pemës,

Si çelin në sytha, shndërrohen në gjethe e bëhen të blerta,

pastaj i shoh të zverdhen me kalimin e kohës…

dhe skuqen e thahen,

e të murrmë shndërrohen,

e mbi tokë të shtrihen të vdekura,

fillimit të dimrit a në fund te vjeshtës.

Por gjith’sesi,

pema nuk vdes,

Ajo qëndron e patundur, mbi këmbën e saj, të ngulur thellë në tokën mëmë,

E vetme,

E lartë,

E stërmadhe,

Dhe pranverave rëndohet e gjelbërohet, sërish nga gjethet e saj

Duke hijuar e hijeshuar botën nën të.

Por ka përbindësha, që vrasin pemët

Dhe njerëzit

Dhe djemtë e nënave

Dhe nënat

Dhe gratë e vajzat,

Vrasin buzëqeshjet e fëmijëve.

Nuk e di nëse në këtë pranverë

A do të bëjnë hije pemët në Kiev?

A do të cicërojnë zërat e fëmijëve

Nën hijeshitë e pemëve këtë herë…?

Sa shumë e dua pranverën,

Sa shumë dua, që ajo t’i vijë e bukur gjithë globit,

Por më të bukur se kurrë, dua t’u vijë

FEMIJEVE NE UKRAINE

Dua, që nga fytyrat t’u heqi dhimbjen e frikën, t’u thaj lotët e tu çeli buzëqeshjet!

TaEna

28.02.22