E diela poetike me poeten:Valbona Ahmeti

0

Më dogji etja

—————————-

Numëroj ditët dhe orët numëroj

më mbyti malli të t’akoj

të pres tek kroi të më vish

më dogji etja vajzë t’a dish

eja vajzë me buzëqeshjen buzëve qëndisur

me dashurin në shpirt skalitur

n’sytë e tu shoh kroin që gurgullon

gusha jote borzilok aromë

shëtis rrëzë malit me kujtimin tënd

Ca lule bore për ty i mbledh

do i shkëpus dhe yjet nga qielli

buqetë dashurie pres të t’i sielli

eja të lutem t’a zgjojmë syrin e agut

edhe hënën t’a vëmë në gjumë

orët e pritjes janë të gjata

m’dogji etja vajzë t’a dish

hiret e fytyrës sate me zhytin në t’ëmblat kujtime

qënja jote zemrën m’a ka pushtuar

edhe kroin po e shterra nuk m’a shuan etjën

Veç buzës sate qërshizë e pjekur

Valbona Ahmeti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *