E diela poetike me poeten;Valbona Ahmeti
Malli im
_______________________
fluturon mes gjetheve të vjeshtës
zhytet në peisazhin e ngjyrave të saj
qullet nën lotin e vesës së tyre
Nuk Shuhet….
Malli im
pret pranverën
herë, herë ndizet
vullkan në brendi
dimri mbyllë krahët
acarohen bashkë të dy
Malli im
pert pranverën
lulebora t’pëlcet sythin hiq pa frikë,
të shpërthej buzëqeshjën
në mozaik ngjyrash
dimrit të thinjur t’i thot ik.
Valbona Ahmeti