E diela poetike me poeten;Valbona Ahmeti
I përjetshëm qoftë për Ty kujtimi
——————————————–
(Profesorit dhe kushëririt tim)
(Nasuf Ahmeti)
————————–
Lajm i hidhur m’erdhi sot
as me pranua nuk desha
po ç’të bësh kështu është jeta
humbja e mësuesit e ftohtë qenka
Drenica sot paska lotuar
Vushtrria n’a qenkan varfëruar
brezave me radhë i fale edukimin
i përjetshëm qoftë për Ty kujtimi
Plot katër vjet mësuesi im
tërë rininë t’pata frymëzim
i shumë gjeneratave udhërrëfyes
e paq lule rrugën e përjetësisë
Montreal, 27.02. 2022