E diela poetike me poeten:Valbona Hadri
Qyteti i bukur
—————————–
Seç më pa syri n’kaltërsi deti
Ulqinin e bukur plot hijeshi,
me dashuri kudo dëgjoja
të flitej shqipja me ëmbëlsi.
Vezullonte pamje e shenjtë
Mbi ujin e kristaltë,
Dallgët tundeshin pa pushim
pranë mureve të kalasë.
Kjo më bën të ndihem plotë
Të shuaj mall ,t’mos jem në vetmi.
Aty ku ishin themelet e ndërtuara dikur
po përtëriheshin përsëri .
23 qershor 2021
Valbona R.Hadri