E diela poetike me poeten:Valbona Hadri
Zemër e hidhëruar
————————————
E mbaj mend takimin e fundit dhe tretem
në dhembje malli .
Në imazhin e zhdukjes sate kujtoj aromën veçane dhe ngrohtësinë e përqafimit tënd.
Rri vetëm me zemër të thyer, mbështur tek lisi shumëvjeçar.
Në pëshpëritje me gjethet them se vetëm ZOTI më ka mbetur .
Era e shoqêruar me pikat e shiut
Freskon fytyrën time në këtë natë pa hënë.
E zëri që më vie pas më thotë se e gjithë bota qenka me ty.
23.10.2021
Valbona R.Hadri