E diela poetike me poeten:Valbona Hadri
Përtej …
————————–
Këngës së zgjimit pa zbardhur dritë e parë lëshohej peri i lëmshit të zjarrtë,
qëndisur me nyjëzim dekadash.
Shpalosja e tij rrëmbeu ninullën në djepin e rritës ,
duke ngërthyer në vete një oqean të tërë lotësh.
Dhimbja rëndoi edhe më shumê
kur u mbyllën sytë.
Çarçafi i kuq mbuloi përjetësisht lulet në të çelur.
Ai i heshtur, por me shikim vrastar kapërdinte mallin e shkëputjes duke provuar rikthimin e tij në një fole të vetme.
Është ai hijezim i gurtë në të akullt.
Është …
Por i lutem harrimit të tij …
Valbona R. Hadri
17 .03.2022