E diela poetike me poetin: Agim Bajrami
Programi i mëngjesit
————————————————–
Programi i mēngjesit mē ofron vetēm njē kafe
Dhe kētē fillim.dite me pamje tē mpirē
Unē mund ti rrufis tē dyja sēbashku
Por s’ do mē bēnin mirē
Mē pas do ngjitem nē urban
Ta shetis veten ndonjē orē
Nē tē gjithmonē ka shumē udhētarē
Dhe shumē zheg veror
Gjithē ajri rreth mban erē tē rēndē
Nga rrjedha e djersēs qē pikon
Ne jemi meēuar tashmë me tē
Dhe s’na bēhet vonē
S’na bēhet vonē as pēr këtë vajzē
Me vëthë në hundë dhe kērthizë
Ajo me dikë po shahet në celular
Se njē e dy duart lëviz
Dikush i thotē ta mbajë pak veten
Por se bind dot
Votka e pirē në partyn e djeshëm
Ka qenē e fortë
Pērballē ish fqinji i dikurshëm
S’ma ndan vështrimin gjithë vrer
Ai ka mbetur po ai tip i dhunshëm.
Qē s’ndryshon asnjēherē
Një çast dhe unē ndjej ca pērzierje
Ndaj njē valē deti ftoj pa fjalë
Ajo mund tē mbrojē paksa nga kēto pamje
Dhe ky ambient i ndyrē banal