E diela poetike me poetin:-Aziz I AHMETI

NDËRGJEGJJA

——————————-

“Drejtësia e parë është ndërgjegjja” -Victor Hugo

Ndërgjegjja në shoqëri ka shumë rëndësi

Në çdo sferë të jetës, në çdo lëmi

Me ndërgjegjje të pastër vepro gjithnjë

Veprimet e mira janë për çdo lakmi.

Mos e humb toruan në asnjë çast

Vepro me nder kudo, kurdo në çdo rast

Mos e humb ndërgjegjen, as sot, as kurrë

Vepro me ndershmëri, mos u lëkund.

Ndërgjegjja e pastër në çdo veprimtari

Është me rëndësi dhe me shumë dobi

Puna me ndërgjegje, me zemërgjerësi

Të fisnikëron, të lartëson, të bën njeri.

/QendraPress/