E diela poetike me poetin ;Faruk Tasholli
SI TA BËJMË SHQIPËRINË
KOSOVË
(Satirë)
Ah kjo mendje kah s’më vete
Kur nga koka merr arratinë,
Nuk e ndrydh fjalën për vete:
Si ta bëjmë Kosovë Shqipërinë?
Se Shqipëri shpesh Kosovën
Ne me hov bëmë disa herë
Kur u nisëm ta ndalim kohën
Partisë Mëmë t’i merrnim erë!
Unë nuk jam aso farë burri
Që në fronte prin i parë,
T’mos m’i ndalet gojës turri:
Për pajtim bashkim kombëtar!
Por i flas Shqipërisë së vjetër
Që t‘i vete shteti mbarë,
Merr mësim, jo diku tjetër –
Te kokëktrashët kosovarë!
Njëqind vjet shtet kombëtar
Njëqind vjet të vjedh me sy,
Si nuk nxore n‘rend të parë
Presidente të të prijë ty?!
Ja Kosova e kokëtrashëve
Ende shtet adoloshent,
U hap rrugën sipër shkallëve
Grave zonja me respekt!
Si nuk ndale grindje, sharje
A gallatë në vlug zgjedhor,
Ke Kuvendin tempull fjale
Skenë të mbushur gladiatorë?!
Bëre ç‘bërë mblidh pak mend
Ti Shqipëri shtet i xhindosur,
Lëri xanxat të vësh rend Si Kosova e sakatosur