E diela poetike me poetin ;Faruk Tasholli

0

NGUL E SHKUL

E KAP E SHKAP

————————————–

Ngul e shkul flamuj në shtylla

Ngjit e hiq fotografi,

Sa vjet të duhen shteti im

Shkollë fillore ti me kry‘?

Herë me flamuj partiakë

Herë me flamuj krahinorë,

Kap e shkap o shteti im,

Po të turrën me t’pasë n’dorë.

Te ti vijmë trima tin‘zakë

Me çekiq e me qyski,

Me ta shnukë nji gur për veti

Me ta çelë nji gropë në gji!

Mbaj vesh fort ti shteti im

Për ty këndojmë ditë e nat‘

Du’m të hymë në pronë publike

Me heronjtë tanë privat!

Ne të parët jemi n’botë

Me thy besë me shkelë Kanun,

Festojmë vdekjen e presidentit

Me pushkë n’dorë: bam e bum!

Ne festojmë e nuk ndalemi

Teksa njersët na shkojnë çurg,

Kur luftëtari i lirisë

Del nga burgu e hyn në burg!

Ne përditë tjegulla shkulim

Vetë për veten aty ku rrimë,

Me vesh n’krah presim çka bahet

Sa n‘Irak sa n’Palestinë!

Ne krenar e vazhdojmë lojën

Ngul e shkul e kap e shkap,

Me rrah gjoksin pwr merita

S’njohim soj as sorollap!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *