E diela poetike me poetin ;Faruk Tasholli
BREGUT DETIT QAN AJKUNA
—————————
Bregut detit qan Ajkuna
Mall i zi ia dogji synë,
Gacë i del zemrës si una
Deti lotin s`ia përpin!
Qan Ajkuna bregut detit
Ku baris në botë Omer?!
A do kthehesh pas rrëmetit
Konstandin a Aga Imer!
A t’i preu deti udhët
A s’u ngjite në një rrem,
A të zunë përfundi gurët,
Qan Ajkuna e nuk men.
A të hodhën n’ujë varktrët,
Qan e qan Ajkunë zeza,
Një Omer që nga të parët
E shtrin vajin nëpër breza.
Bregut detit qan Ajkuna
Ku të kam Omer o bir,
Gjoksi im nëpër furtuna
Shkoi u bë gur i nxirë!