E diela poetike me poetin ;-Gëzim AJGERAJ
NË KUVENDIN E ATDHEUT
——————————
Në sekuencat
ku bajraqet thyejnë shtizat e ligësisë
(folësit e poltronëve luajnë aktet e fundit nga meçi i ringut të humbur)
e politika e atdheut ka mbetur e varur vetëm në pergamenë
dielli mbi të është zbehur
as shqiponja
s’ngrehë flatrat e plagosura
nën lakun e lakmive
zogut i është zënë
pisk koka
jashtë kësaj kornize
trishtimi me dy duar ti zë sytë
e dhimbja merr ikën
përtej kësaj
zallahije
zot
ç’trishtim
në kuvendin e atdheut!
/www.qendrapress.com/