E diela poetike me poetin;-Gëzim AJGERAJ

ËNDRRËN S’ DUA

TA MARR ME VETE

———————————-

Me ëndrrën e pambaruar

s’dua të iki

as peshën e saj

me vete s’dua ta marr

Guri i saj

më rëndon në shpirt

diç s’m’i shkon

fluturimit të zogut

Deri kur

me hilet e Evropës

e me gurin e Sizifit

mbi shpinë

Gurin dua ta shkul

përpara se të ikë

nga kjo botë

s’dua ta marr me vete

peshën e tij

as ëndrrën për bashkim

/www.qendrapress.com/