E diela poetike me poetin ;Haki Morina
Dashuria është si hije
————————————————–
Dikur kam shkruar poezi dashurie
Dhe përsëri shkruaj, edhe pse rrallë
Se dashuria është si hije,
Që të ndjekë sa të jesh gjallë
Shkruaj vetëm atëherë kur më jepet
Dhe kur ndjej tension e dalldi
Se s’durohen hipokritet
Me akuzat e stilit: je i vjetër për dashuri.
Dhe për të dëshmuar se ende kam ndjesi
Dhe di të shkruaj vargje erotike
Po ua jap për të lexuar më poshtë këtë poezi
Pa titull e pa vargje ritmike
& & &
SE DI TITULLIN
————————–
S’e di,
më e mirë kënga
apo ti?
kjo fryme
motive të kaltra shpërndanë
Brenda mureve
e kuqja mendimet mi vjedhë
me trëndafil në dorë të pres,
marr e jap fjalë,
shkumë dashurie mbledhë
Duke dëgjuar këngën,
të gjej në vargjet e saj,
atje, ku vlon thellësia
e sirena të ndjellë,
aty ku kapet qielli,
eh…
aty ku vala të hedhë