E  Diela poetike me poetin ,in memorian:Bardhyl Londo

0

SYRI

————————–

Sa i bukur ky sy.

Me te mund te dashurohet edhe engjëlli,

edhe djalli.

Sa i bukur ky sy,

sa mijëra galaktika,

sa mijëra bote.

Po ai është një sy i vdekur:

ai nuk di te pikoje

lote.

BALADE

————————–

E di qe shume vajza me deshën

ca provokuese,ca te heshtura pa ze,

po unë ne jetën prej gjysmemurgu

prej tyre desha vetëm nje.

Nuk e di ku janë,s’e di cfare bëjnë

çarçafi i bardhe here here s’i nxe.

Po unë nen çarçaf shtrihem me kujtimet

dhe e kuptoj qe vend tjetër s’ka me.

Tani qe hapat e vdekjes i ndjej si afrohen

te heshtura,te zeza një nga një.

Ndonjëra ndonjë lot do derdhe fshehtaz, vetëm njëra do te qaje me zë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *