E diela poetike me poetin.Muça Vladimir

Kur linda

———————–

Njelmësi e kripës

M’u bë pjesë e shpirtit,

Puthje dallgësh mora në fytyrë,

Qiell e detë në kipsin tim

Më mbeti në sy

&   &    &     &

SE LINDA PRANË DETIT

——————————————–

Kur linda

Njelmësi e kripës

M’u bë pjesë e shpirtit,

Puthje dallgësh mora në fytyrë,

Qiell e det në kipsin tim

Më mbeti në sy

Si i pari përshkrim.

Lundrova mes dashurive për detin,

Mora të përjetshmen mirësi,

Duke kalëruar kreshtat e dallgëve

Velore m’u bë shpirti im.

Lundërtarë në hapësira blu,

Në martesat e ndezura qiell-det

U mbyta në fundo

Në sytë e tu.

Që atëherë

Dashurinë e mas me kreshta dallgësh,

Se dhe dallgët kanë dufe dashurish,

Ndaj si kamelie, me krahë pulëbardhe

Të ndjek Ty me dallgët në sy.

Ndaj në sytë e tu velore jam

Me timon të thyer lundroj kuturu;

Se dallgët e shpirtit lakmoj

Kur dalin kreshtashkumbë,

Me vrullin vuuuuu!…

Ç’MË ZGJOVE KUJTIMET

Ç’më zgjove me shkronjat e çatit.

Mitare m’u çfaqe me sytë përdhe,

Në shpirt më dogje si prushi zjarrit

Kur fshehur nën hi, i ndezur fle.

Ç’djall erdhi tek unë pas kaq vitesh

E librin e shpirtit zu të shfletojë?!…

Në zemër më solli lumë ngashërimesh

Në shtratin e tharë, të historisë Trojë.

I mblodha ato shkronja, talisman ti bëj,

Me mollëzat e gishtave i prek lehtë;

Ti si derizhabël më hijezon në qiell

Si një pushtim alien, i beftë.

THINJAT E KUJTIMËVE

E kanë prerë pyllin

Ku ndër gjethe

Mbeti fishkëllima ime,

Dhe një dritë syri

Mbi to qelibarë.

E kanë tharë kroin

Ku ujonim dashurinë

Të dy bashkë.

E tani,

Unë tretem mallshëm

Në thinjat e kujtimëve,

Në kërkim të rrënjëve

Që ato kanë.