E diela poetike me poetin: Reshat Badallaj-Zhuriani
ME YJET FOLA PËR TY
——————————-
Nata binte mbuluar bjeshkëve
Ecja unë rënduar drejt vdekjes
përtej malit pritnin çetnikët e Drazhës*
me tyta armësh deri në qiell…
Barrë në shpinë rëndonte ideali
Në gjoks simboli i Jugut më psherëntinte.
Ecja me zjarr në gji,
Teksa frynte ashpër…era e Veriut
Me krisma pushkësh mbuluan qiellin gjakbërësit…
shqiponja, simboli i flamurit më lindi nën kraharor..
]. “Vetem ketë mos ma vritni”
– ju luta qiellit, le të vdes unë për të,
e ajo le t’mi lidh plagët.
Me këmishën ngjyrë kafe si sytë e saj..
.t’më fshij gjakun…”
Dhe zëri i saj të oshëtijë:
“Më keni vrarë yllin, shpresën, trimin…”!
Jo, mos! Lotët lajnë plagët,
qan ajo, qan koha, rënkon shpirti…
Papritmas, shpendi i zi..
.lëshoi këngën e moçme të vajit në natën e trishtë.
Zëri i saj brenda meje në heshtje rrëfente.
Ylli i pergjigjet!
“Varri im këtu në bjeshkë le të pushojë
në lendinën me lulet e verës,
shqiponja do të fluturojë si hije mbi të,
bilbilat do të këndojnë këngën e tyre…
Zanat do të vajtojnë rininë e saj!
Vrasësi i simbolit tim, i luleve të pranverës,
do lëngojë rrugëve të pafundme…
pa komb, pa fe…, i humbur e pa Atdhe../qendrapress.com/