E diela poetike me poetin;-Sabit RRUSTEMI

KOHA E FJALËVE U SHTERRUA

( Varianti final )

Mund të të gostis me një vapë mesdite

këtu buzë Çepurit e buzëve të mia

tek përcëllohen nën diell

e digjet në pritje

Nëse je diku thellë brenda këtij plisi të kaltër

që shtrihet mbi mua

po i hap duart të të pres n shuplakë

e të ta dhuroj një puthje me afsh

Nëse nuk je e etur dhe aq për mua

mund të të nxjerr tek ai krua

nën lisa ahu e puhiza çasti

kun a pret një shtratin prej bari

Aty tashmë grishëz tjetër nuk ka

përveç teje

Palohu lehtas mbi trupin tim

e asnjë fjalë mos ma thuaj

koha e fjalëve u shterrua

Gjethe të ngjyëngjyrta pylli

nëpër perde të arta dielli fjaurojnë mbi ne

dhe re të bardha si ëndrrat tona

humbin tutje rruzullit të pa fund

( 17 gusht 2011 – 17 gusht 2023 )

/www.qendrapress.com/