E diela poetike me poetin ;Sabit Rrustemi
GRISHËZA E BUKUR E JETËS SIME
————————————–
– Variant final –
Merimanga kohësh
akrepat e orës i kanë mbuluar
as në të Dymbëdhjetën e natës
nuk i sheh të puthitura
Sytë më mbetën të mbërthyer
n’atë pjesë të murit
ku heshtje e gurtë mbretëron
Shpresa ime e shqetësuar
mes pulseve të zemrës
dhe tik-takeve të saja frymon
Nën lëkurë Çepuri
një flutur që m’i trazon ndjenjat
ndoshta më ka ëndërrue
Grishëza e bukur e jetës sime
një ditë çfarë e desha
patjetër ka me e zgjua
( 14 janar 2022 ) ______________________________________