E diela poetike me poetin ;Sahit Osmani

0

Sikur vjersha ime të kishte..

—————————————–.

Sikur vjersha ime të kishte aromën tënde

vargjet s’do të lëkundeshin prej fjalëve

rrokjet do ushqeheshin me zërat e tingujve

të dashurisë, dalë nga thellësitë e zemrës

Fjalët do të rridhnin nga majë e pendës

me frymën e mushkërive të pranverës

e nën lulëzimin e bukur të dashurisë

do të shndërroheshin në këngë të zogjve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *