E diela poetike me poetin; Sahit Osmani

0

FRYTET E FITORES T’I MBLEDH

NJERIU I MIRË

——————————————

Në kohën kur njeriu s’jeton në paqe

zemër e ashpër s’ka se si t’i zbutet

jeta e kaluar nëpër ferr e vështirësi

e çon drejt një vdekje jo fisnike

Me ëndrrën e dëshiruar të zgjohesh

nën dritën e diellit koha të shkëlqejë

historia të mësohet pa u përsëritur

armët vrastare pluhuri le t’i mbulojë

Frytet e fitores t’i mbledh njeriu i mirë

e zemra mos të ketë frikë nga askush

për ata që janë më të zinj se vdekja

ora hakmarrjes të bie, që t’i asgjësojë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *