E diela poetike me poetin: Sahit Osmani
ME BUKURINË E LIRISË
(22 Dëshmorëve ,dhe 18 Martirëve
———————————————-
të Qëndresës heroike(Randobravës)
Me bukurinë e lirisë
keni hyrë në qenien tonë
Të shndërruar në përmendore
me bardhësinë e ditëve rilindni
Shtresave të atdheut gjaku juaj
rrënjë lirie lëshon
Plagët si dëshmi stinëve të jetës
lartësohen e lulëzojnë.
Që të mbrohemi e çlirohemi
nga terri i kohës;
Ju, me bukurinë e lirisë, përjetësisht rrezatoni!