E diela poetike me poetin ;Skënder Berisha

0

SHTIGJEVE TË LIRISË

* Heroit tonë,Gaspër Karaqi

Ti e dije si s’e dije

Se lufta është e ashpër

Se lugjet do të oshëtijnë

Nga krismat dhe kushtrimi Gaspër

Dhe plagët kuqëluan Gaspër

Varre të reja u hapën

Liria vinte afër e më afër

Ti thoje nuk zmbrapsem

E dushku i ri kur të dalë

Do t’më keni këndejparë

Gjallë në qofsha

Apo vrarë

Tash kohë nuk kam nuk kam

As për drite as për natë

Udhë më hap e lumja hënë

E më thërret e madhja nënë

29 janar 2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *