E diela poetike me poetin ;Skender Berisha
1 PRILLI 1981
E ishim të rinj,
Ishit të reja.
Na printe një diell,
Që e kishte ndalur reja.
E marshonim pandalshëm,
Bash si rrufeja;
E plumbat bridhnin,
Rininë t’na vidhnin.
Sheshi nuk na zinte,
E mbushëm edhe blirin.
Flisnim me një zë.
Sa të donim, At-Dhe!
Ti nuk më le
Edhe kur rashë përdhe.
Kur më mori plumbi,
Plaga kur çeli si trëndafil.
Pranë meje ra pankarti,
I shkruar me të kuqe;
Pak gjak,
Në duart tua, burbuqe!
Gumëzhinte sheshi.
Qielli, dlirë buzëqeshi.
Sa larg frika e ankthi,
Kur gërryente udhët tanksi.
Herët ndoshta ishte,
Vonë jo kurrsesi.
Ku isha unë,
Më erdhe edhe ti.
E përgjakshme kjo ditë
Edhe tjetra,
Edhe ky vit,
E shtrenjta REPUBLIKË!
1 prill 2020