E diela poetike me poetin. Syhejl Havolli

0

 TË FALEM I MADHI ZOT

—————————-

Zgjohu t’i falënderohesh

Të Madhit Zot

Për të lumin mot

Jeta është e shkurtër

Këtë s’e them kot

Përbrenda luginave të shpirtit

Një shpend përplas krahët

Pambarim

Njeri, zgjohu

Zemra e thotë këtë

Shpirti e ndien këtë

Gjumi të bën si gur i gërryer

Dielli më zgjoi

Me një grusht rrezesh

Shpirti u flladit

Të falem i Madhi Zot. 10 dhjetor 2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *