E diela poetike me poetin: Tyran Prizren Spahiu
KOSOVE GABOVA!
—————————
Nëntëdhjetatë
kohë e artë e mërgimit
atëbotë kufijt nuk ekzistonin
rrjedhnin lumenjtë e njerëzve
kërkonin qetësinë e shpirtit.
*
Unë, vërtet mohikan, shpinën nuk ta ktheva
shtërngata të shumtë durova
kohën e spastrimik etnik
stuhitë
besoja në ty, ndejta kokëlartë
atdheu im, pangopura Kosovë.
*
Më lejo të të pyes
pse sot je stolisur me shëndetësinë e qelqtë
arsimin që pikon lot
maestrot që lindin ligje gjynjëzuese
pranoj
unë vështirë frymoj
rrëmbyer jam, izoluar me vetmin.
*
Idealin, ëndrrat m’i varrosën
nëpërkëmbën UZINAT, KAFSHATEN, PENSIONET i privatizuan
mbarësinë e familjes ma rrëmbyen
nepotizmi, armë familjar, fisnor më se fuqishëm sundon
varfëri, prapambeturi në arsim, shëndetësi e peshore mbjellën.
*
Të them i mashtruar jam
vërtet nuk mundem
dëgjo krahërorin tim
i ngushtë, sinqertë, i moshuar, përulur
betohem
unë pasurohem kur përmendet emri yt, Kosovë!
Prof. Tyran Prizren Spahiu
Vargje poetike XVI
Shkronjtari