E diela poetike me poetin ;Tyran Prizren Spahiu

0

Aristokrati i QYTETIT!

————————–

Ti, që kërkon drejtësi

shkruan vargje e poezi

ti, që ëndrrat i përjetëson

mbjell farën e lirisë

dashuri në letër sërish kërkon

ti, që endesh bulevardeve

veshur si në mesjetë

kokën kurrë nuk e ul zyreve

ballë i bën stuhisë.

*

Ti, që krenarinë nuk e mposht

lapsin e thyer përsëri përdor

çdo mëngjes të shohë

kafe duke pirë

para cigaret dhe shtypi i djeshëm

vendos në karrigë xhaketën

pakëz e shqyer me fleta shkronjash.

*

Ti, që del nga libraria me libër të blerë

ledhaton shkronjat e bukur

vazhdon me filxhanin gjysmë të zbrazët

gllënjkën e fundit shijon si nektarin e natyrës

ndez cigaren, shtëllungjet sulmojnë

kolli të mundon, ngritesh ballëlartë

ti, që nuk dorëzohesh zyreve vendosës

anashkalon qeveritarët

partive nuk vardisesh

ti, që përkulesh Dëshmorëve

shpirti të kjan për Pagjeturit

ti, qe prore rri me nevojtarët

bashkëbisedon me pastrehët, ti, poet nder i kombit je, pararoja vet

mohikani i fundit, ti, Bohem i Qytetit Shqiptar…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *