E diela poetike me poetin; Tyran Prizreni Spahiu

DEMOKRACIA STERILE

————————————

Qindra mijëra të papunë

dhjetëra mijëra buzë ekzistencës

qindra mijëra me valixhe të përgatitur

dhjetëra mijëra të sëmurë, PENSIONISTË TË LODHUR

jetesa e shtrenjtë

atdheu im, dhimbja nuk tjetërsohet

fund-jeta më se e lirë sot sundon.

*

Lodhur nga demokracia sulmojnë poezinë

akuzojnë rininë, por lejojnë të largohen në botë

në këtë jetë asgjë nuk ka mbetur, pos zbrazëtirë

qeveritari pretendon se punon

mësimdhënësi aktron se ligjëron

populli mendon se ndryshe nuk bën!

*

Ku janë burrat e Kosovës

gjoksrahurit me fjalë

ku janë veprimtarët qeverisës

betuarit e vëllazërisë

mbase

të fshehur nën hijen e kuvendit

ç’mjerim, atdhedashuria vlerë gati se e panjohurë!!!

*

Bërat e shëmtuara do i përcjellin

pasardhësve gjumin do rëndojnë

gjakun helmojnë

peshë tejet e rëndë për shpirtin

ata, ata këtë kurrsesi nuk kuptojnë.

Prof. Tyran Prizreni Spahiu