E diela poetike me poetin:Argjend Hasani
Poezi kushtuar për dajën tim të dashur, tanimë të ndjerë, mjeku dr.Asllan Elezi (1936-1980).
FANAR SHPRESE ISHE
I afërt dhe i dashur
Ishte doktor Asllani
Rreze drite e shprese
Në rajonin e Gjilanit.
Nuk vuri gjumë n’sy
As ditë e as natë
Ishte pranë popullit
Sëmundjen ta flakë.
I dashur me të gjithë
T’ëmbëla i kishte fjalët
Për njerëzit me halle
Tundte kodrat edhe malet.
Një jetë u nda në gjysmë
U ndal në mes urragani
Në kujtimet tona jeton Vepra e doktor Asllanit