E diela poetike me poetin;Asllan Miftari

0

LUTJE PERËNDISË…!

———————-

Ç’po ndodh Perëndi!
Ç’po ndodh në këtë botë

Ka ditë, muaj, vite….
Njerëzimi është mbërthyer në frikë e lot

Male e detëra janë kthyer në arenë lufte
të vërtetë
Përmbi Dhe është lëshuar kulçedra vrastare
E pa mëshirë gëlltit të pafajshëme jetë

Ç’po ndodh Perëndi!
Dhimbja në këtë botë nuk ka shërim
Njerëzimi i ngujuar e mbytur në trishtim
Çdo gjë e braktisur, çdo gjë në shkretim

Ngado lajme dëgjon, luftë…luftë e vërtetë
Siq duket emri i mungon…”Botërore e Tretë”!

Nga ca banditë të quajtur “shkencëtarë”
Bota zien e digjet në zjarr…!!

Jetë të pafajshëme të mbytura në lot e vaj
Nuk ka një varr, ku nëna birin të qaj

Ç’po ndodh Perëndi!
Ç’po ndodh me jetët tona….
Ca shpik-vrasës kanë rrëmbyer paqen
E shpirtra të pafajshëm…
I ziejnë në kazanin “VIRUS-CORONA”!

Ç’po ndodh Perëndi!
Vdekja e loti kanë mbërthyer Dhenë
Askush nuk thotë, kur e ka fundin kjo gjëmë
Askush nuk thotë kur e ka fundin…..
Kjo tinëzare luftë…kjo vrastare gangrenë

Ç’po ndodh Perëndi!
Ç’po ndodh në të vërtetë…
Rrugë e qytete të boshatisura
Të ngujuar fëmijë..të rinj e moshë e tretë
Ngado të hedhësh sy…
Botë e shkretuar, botë si në mesjetë…!

Ç’po ndodh Perëndi!
Lotët më kanë pushtuar ndjenjën
Ka ditë, ndonjë fjalë dua të hedh në letër
Pena nuk ecën, nuk di ç’të shkruaj
A thua jam këtu, a vallë jam në botën tjetër!

Nuk ka as një ilaç, asgjëkundi s’duket dritë
Lajme të rënda nga mëngjesi në mëngjes
“Qëndroni në shtëpi”, mbyllur thonë…..
Kjo është terapia, kjo e vetme shpresë…!

I Madhi i Gjithësisë!
Shpresa është tek Ju
Ju jeni krijuesi e mbrojtësi i njerëzisë
Ju jeni krijuesi i gjithësisë…
Jemi drejtuar me sy nga Ju
Lutemi jepni shërim e shpresë njerëzisë!

Lutemi përbindëshmëve vini fre
E lëshoni shërim e paqe mbi Dhe!

Ju pershendes perzemersisht te nderuar miq!
Zoti u ndihmofte sebashku me familjet tuaja!
Zoti i ndihmofte te gjithe njerezimin ane e mbane botes!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *