E diela poetike me poetin;Çerkin Bytyçi
MOTRAT JO DHE PO
————————————–
Motrat JO dhe PO –
sa shumë janë të vjetra,
lodhen, kurrë s’kanë kohë,
njëra nga pushimi, e nga puna tjetra.
JO, gjithnjë thotë jo,
dhe, t‘bisedosh është më kot,
kështu vepron e s‘çanë kokën,
n‘çdo ditë, në çdo muaj, në çdo mot.
E, PO, për keqardhje,
jo kurrë nuk dinë të thotë,
ngarendë, vepron, s‘ndalet…,
punon e punon, kohën se humbë kot.
JO, e lodhur nga pushimi,
çudi, s’mendoi e n‘grackë ra,
– Do t’vazhdonë të flenë?–e pyeti PO,
e lumtura JO, nxitueshëm, po, i tha.
Sa shumë PO u gëzua,
motra emrin ia shqiptoi,
– Filloi e mbara e të mirës time JO,
mbase rrugën aspak të lehtë e trasoi.
– Tash të mbetet ty, motër,
në klasë të parë të shkon,
që t’bëhesh më e mirë, i tha JO,
shkronjat e emrit tim të bukur t’i mëson.
çerkin bytyçi, 02.02.2022