E diela poetike me poetin;Gëzim AJGERAJ
MALLKIMI I ËNDRRËS
—————————————-
Një ëndërr e trishtë i ra mashtrimit
Nga gjumi etnisë abortoi e liga
E u bë udhë, udhë, e udhë
TI MBETE SHTEGETARË
Qysh ditën kur të trazuan ikjet
E me vete të morën zogjtë shtegëtar të udhëve
Ti mbete i braktisur përtej etnisë
Ndër fusha e në Vrrina e deri në Alpe
Në një pendël zogu mbete
Gjithçka që more me vete
e i vure në flatra udhësh në vegime ëndrrash
mbetën kujtimet e lëna diku
ajo që mbeti pas teje
ishin hija e jote dhe emri i harruar diku
/www.QendraPress.com/