E diela poetike me poetin:Ismail Gashi

I POPULLIT

Po more njeri po

I popullit

I popullit jam dhe unë

Nuk e mohoj

Nuk e kam mohuar

As nuk kam për ta mohuar

Mohimin nuk e kam zakon

Edhe kur ajo dhemb

Edhe kur ajo shërohet

Ndërtohet sërish

Çfardo që të jetë populli

Çfardo që të ketë populli

Edhe për mua

Edhe për atë

Po more njeri po

I popullit

Ta kam thënë

Të vërtetën të flas

Ta them

Edhe po të flas

Edhe ta thoshja

Edhe do ta flasë

I popullit

Po more njeri po

I popullit

I popullit jam dhe unë

Si e porsi

E di populli

Më ndryshe shikoj botën

Më ndryshe mendoj botën

Më ndryshe jetoj botën

Edhe mua më ka lindur një nënë

I një ati jam dhe unë që krijoi qiellin

Ismail Gashi