E diela poetike me poetin;Jan A Kosova

0

NË DITËN MË TË BUKUR

——————————————

Sot do të ishte dita e duhur për të pushuar me poezinë

Kur retë në qiell herë sikur ndalen e herë sikur nxitojnë

Më shumë se çdo herë tjetër djeg malli për Dardaninë

Dhe kujtimet e jetës shpirtin e shkretë peshë e qojnë

Por dita më e duhur për t’u tërhequr ndoshta ishte dje

Dje kur lumturia ime e jetës ndoshta kulmin ka arritur

Kur nuk ndjeja fare mallë, më dukej sikur të isha atje

Por ja që si do të jetë jeta sot, nuk mund ta kem ditur

“Do ta lë poezinë në ditën më të bukur”, pata vendosur

Nuk do të shkruaj më për vuajtje, brenga, mallë dhe lot

Si t’a kuptojë kur është dita më e bukur, shpirti i plagosur

Kur me ditë të bukura kjo jetë është e mbushur plot

Sot do të ishte dita e duhur për të pushuar me poezinë

Edhe pse për shpirtin tim s’është ngarkesë por ushqim

E ndoshta kurrë s’do të pushojnë vargjet për dashurinë

Vargjet e dashurisë për ty që burojnë nga shpirti im

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *