E diela poetike me poetin;Musa Jupolli

Musa Jupolli

(Fribourg)

Kur gabon poeti

——————————————

Po e zëmë, poetit mund t’i shpëtojë një Ë

Apo edhe një germë e vogël a një presje

Çka bëhet

Ngritën çakejtë dhe i hidhen si bisha t ‘egra

Duke u fshehur pas tradhtisë e korrupsionit

Dalin e vallëzojnë me jargë të « patriotizmit »

Po çfarë nuk bëjnë këta maskarenjtë

Kur gabon poeti

Po e zëmë, analistëve politik u thotë

Mos e ndihmoni kulaçin e partive

Ngritën “analistët” në Olimp

Thërrasin djallin në ndihmë

Mbytni atë të gjorë

Se veç penës gjë tjetër s’ka në dorë

Kur gabon poeti

Po e zëmë, e përkrah rininë

Ngritën shefat e partive e flasin me sy t’ çartur

Zot epu « viza » ta lëshojnë atdheun

Pasurinë e këtij dheu e hamë vetë

Po i dëgjuam klerikët

Këta matrapaz që e urrejnë

Kulturën arbërore

Thonë me tërbim

Poetët Perëndia nuk i do

*

Kur gabojnë poetët

Vetëm dielli i ledhaton

Vetëm Nënat shtrydhin gjiun

Vetëm motrave loti u derdhet si lumë

Kur gabon poeti

Aty bëhet « kiameti »…

29.04.2020