E diela poetike me poetin:Nijazi Kastrati
VAJZË XHELOZE E TEKANJOZE
——————————————————
Thuaje moj të lutem
Përse je xheloze
Përse të ngriten nervat
Përse je aq nervoze?
Po e përshëndet djali
Ndonjë shoqe të vjeter
Ti menjiherë aludon
Në një miqësi tjetër.
Duhet ta keshë në mëndje
Se me shoqërinë e tij
Së bashku janë rritur
Që nga fëmijëri.
Në mëdyshje djali
Shoqet ti përshëndes
Sepse ti do bëhesh
E gjitha hundë e vesh.
Bëhesh aq nervoze
Të skuqet fytyra
Për të shprehur mëllefin
Nuk di të gjesh mënyra.
Ecjen kur e bën
Si trokëllimë kali
Herë je tekanjoze
Me rrebe gomari.
Merri gjërat shtruar
Qetësoi nervat tua
Dashurinë një herë djali
Ty ta ka dhurua!