E diela poetike me poetin;Refki RESHITAJ
GJYSHI, GJYSHI…
—————————————-
Kur isha i ri dhe kisha fëmijë
E dija se për ta, ndjej më t’ madhën dashuri !
Nuk besoja se do ndodh edhe ke unë,
Që do lind dikush, e t’a dua kaq shumë ?!
Mezi prisja mbrëmjen, të kthehesha në shtëpi
Të lozja, të kënaqesha
me katër fëmijët e mi !
Këtë ndjenë dhe përjetim gjithkush e ka,
Qoftë dhe vetëm njëherë të jetë bër baba !
Por,vitet kaluan dhe fëmijët u rritën,
Me ta dhe ne si prindër, shumë gëzime i pritëm.
Përjetuam gëzimmadhin, kur ata u martuan
Edhe më të madhin, kur nipër e mbesa na dhuruan !
Duka, Dielli dhe Hëna, tre engjuj për momentin
Që ma rrëmbejnë dashurinë
dhe pas tyre më tretin !
Kur vijnë ke ne, shtëpia mbushet gëzime
Sa më dhurojnë kënaqësi dhe shumë përqafime !
Por,kur të vij koha n’ shtëpitë e tyre për t’ shkuar
Uhh… sa ndjehem keq, e rëndë për t’a përballuar !
Kështu më ndodhi dhe sot, që u mërzita shumë
Si qante Dielli, që të mos ndahej nga unë !
,,Jo, jo nuk vij,ke gjyshi do të rrij !”
Deneste dhe qante, duke i thënë mamasë së tij !
Dikur pa e pyetur, e futën në makinë
Më shikonte sypërlotur,
,,Mos më lësho, gjyshi im !”
Me vajin e tij, ata morrën udhëtim,
Për gjyshin Dielli kishte qajt deri n’ Prishtinë !
Në këto çaste mu kujtua një fjalë e Mixhës Rakip:
,,Nipi dhe mbesa duhen më shumë se fëmiu yt !”
Këtë ndjenjë, besoj shumë prej nesh e kemi provuar
Ndjesi që shpesh gjyshërit e kanë përjetuar !
E ndjej dhe unë, pa përjashtim
Sa herë që mbaj në prehër dhe përqafoj nipin tim !
………
Therandë, 2 korrik 2021/qendrapress.com/